Skip to content Skip to footer

Trajtimi me filler

Filler-i: si të heqim rrudhat në fytyrë?

Rrudhat vertikale midis vetullave mund të jenë më të theksuara se normalisht, dhe në raste kur trajtimi me botox nuk ofron rezultatet e dëshiruara, rekomandohet mbushja e tyre me acid hialuronik. Filler-i ndihmon jo vetëm në mbushjen e rrudhave, por edhe në përmirësimin e ndjeshëm të tyre edhe pasi substanca është përthithur nga organizmi.

Çfarë është filler-i?

Filler-i është një substancë injektuese që përdoret për të mbushur rrudhat dhe për të rikthyer volumin e humbur në fytyrë. Filler-ët më të përdorur për rrudhat janë bazuar në acidin hialuronik, një përbërës natyral që gjendet në lëkurë. Në KEIT Day Hospital përdoret acidi hialuronik i llojit Hyacorp, që njihet për sigurinë dhe efektet e tij natyrale.

Qëllimi i procedurës

Qëllimi kryesor i trajtimit me filler është reduktimi apo eliminimi i rrudhave të fytyrës, duke përmirësuar pamjen dhe freskinë e lëkurës. Kjo është një metodë efektive për të zbutur shenjat e plakjes pa nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Llojet e filllerëve për rrudhat

  • Filler-ët me acid hialuronik.Përdoren për mbushjen e rrudhave dhe rikthimin e volumit në fytyrë.
  • Filler-ët me bazë kolagjeni.Ndihmojnë në stimulimin e prodhimit natyral të kolagjenit, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës.
  • Filler-ët me hidroksiapatit kalciumi.Përdoren për rrudha të thella dhe për të konturuar fytyrën.
  • Filler-ët me poliaktilik.Ideal për rrudha të thella dhe për zbutje të qëndrueshme me kalimin e kohës.
  • Filler-ët me polimetilmetakrilat (PMMA).Ofron rezultate afatgjata dhe përdoret për mbushjen e vijave të thella.

Filler-i: përfitimet

  • Rezultate të menjëhershme.Rrudhat e fytyrës zbuten menjëherë pas injektimit.
  • Rikthim i volumit të humbur.Filler-ët ndihmojnë në rikthimin e volumit në zonat ku lëkura është dobësuar ose ka humbur elasticitetin.
  • Procedurë jo kirurgjikale. Filler-ët janë një opsion jo-invaziv, që nuk kërkon kirurgji dhe ka një kohë rikuperimi minimale.
  • Rezultate natyrale.Filler-ët me acid hialuronik dhe materiale të tjera natyrale ofrojnë një pamje të freskët pa u dukur artificiale.
  • Përmirësim afatgjatë.Rezultatet zgjasin për disa muaj (zakonisht 5-8 muaj) dhe ndihmojnë në rigjenerimin e cilësisë së lëkurës.
  • Minimizimi i rrudhave të thella.Trajton rrudhat e thella që nuk mund të zbuten vetëm me kremra apo trajtime të tjera të thjeshta.

Kohëzgjatja e procedurës dhe anestezia

Procedura me filler është e shpejtë dhe zgjat vetëm 5 minuta. Për t’u siguruar që pacienti ndihet rehat gjatë injektimit, aplikohet një krem mpirës që lihet për 10 minuta për të minimizuar çdo ndjesi shqetësimi.

Efektet dhe kohëzgjatja e rezultatit

Efekti i filler-it është i menjëhershëm, mbushja e rrudhave dhe përmirësimi i lëkurës duken që në momentin e injektimit. Rezultatet zgjasin për një periudhë prej 5 deri në 8 muaj, në varësi të karakteristikave individuale të pacientit dhe zonës së trajtuar.

Efektet anësore të filleri-it

  • Skuqje dhe ënjtje.Pas injektimit, mund të shfaqen skuqje dhe ënjtje në zonën e trajtuar, që zakonisht largohet brenda disa ditësh.
  • Mund të ndiheni pak të ndjeshëm ose të përjetoni një dhimbje të lehtë në zonën e aplikimit.
  • Në disa raste, mund të shfaqen mavijosje të lehta, veçanërisht nëse zona e injektuar është shumë e ndjeshme.
  • Megjithëse është e rrallë, ekziston një rrezik minimal për infeksion në zonën e injektuar.
  • Disa individë mund të kenë reagime alergjike ndaj substancave të përdorura në filler, por kjo është e rrallë.
  • Asimetri e përkohshme.Pas procedurës, mund të ndodhë një asimetri e përkohshme, por kjo zakonisht korrigjohet me kalimin e kohës.

Kujdesi pas procedurës

Pas procedurës, disa këshilla janë të rëndësishme për të siguruar rezultate të qëndrueshme dhe të kënaqshme:

  • Mund të shfaqet një skuqje e lehtë dhe ënjtje në 48 orët e para, e cila largohet vetvetiu.
  • Aplikimi i akullit në zonën e trajtuarmund të ndihmojë në lehtësimin e ënjtjes.
  • Është e rëndësishme të mbahet zona e aplikimit të acidit hialuronike hidratuar për të përmirësuar shërimin.
  • Masazhet e buta për 2 – 3 ditët pasuese, sipas udhëzimeve të mjekut, ndihmojnë në shpërndarjen e njëtrajtshme të filler-itdhe në arritjen e rezultateve më të mira.

 

Leave a comment