Skip to content Skip to footer

Trajtim I flokut me PRP

PRP për flokët: çfarë është dhe si funksionon

PRP (Plazma e pasur me trombocite) është një trajtim inovativ për rikthimin e flokëve, duke përdorur plazmën e pasur me trombocite të marrë nga gjaku juaj për të stimuluar rritjen e flokëve. Aplikohet në

skalp për të trajtuar rënien e flokëve dhe për të përmirësuar dendësinë e tyre.

Parimi i funksionimit të PRP për flokët konsiston në injektimin e plazmës së pasur me trombocite, e cila përmban faktorë të rritjes që stimulojnë folikulat e flokëve jo-aktive ose të dobësuara, duke nxitur rigjenerimin dhe rritjen e flokëve të rinj dhe të shëndetshëm.

Përfitimet e PRP për flokët

Trajtimi me PRP ofron një sërë përfitimesh për flokët dhe skalpin, duke përfshirë:

  • Rritjen e flokëve. PRPnxit aktivizimin e folikulave të fjetura, duke nxitur rritjen e flokëve të rinj.
  • Përmirësimin e densitetit të flokëve.Rrit dendësinë dhe forcën e flokëve ekzistues.
  • Reduktimin e rënies së flokëve.Ndihmon në ndalimin e rënies së flokëve dhe ruajtjen e volumit natyral.
  • Shëndeti i skalpit.Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në mbajtjen e skalpit të shëndetshëm.
  • Rezultate natyrale.Përdor plazmën nga gjaku juaj, duke ofruar një zgjidhje natyrale dhe pa kimikate.

Si kryhet trajtimi me PRP për flokët?

Procesi i PRP për flokët kalon në tre etapa kryesore:

  • Marrja e gjakut. Një sasi e vogël gjaku merret nga krahu juaj dhe vendoset në një pajisje për
  • Përpunimi i gjakut (Centrifugimi).Gjakut i nënshtrohet procesit të centrifugimit për të ndarë plazmën e pasur me trombocite nga komponentët e tjerë të gjakut.
  • Injektimi i PRP. Plazma e pasur me trombociteinjektohet me kujdes në zonat e skalpit ku flokët janë dobësuar ose kanë rënë, duke rigjeneruar folikulat dhe stimuluar rritjen.

PRP për flokët: sa seanca këshillohen?

Rekomandohen 3–6 seanca për të arritur rezultate optimale, me një distancë prej rreth 4 javësh midis seancave. Në varësi të gjendjes së flokëve dhe përgjigjes së folikulave ndaj trajtimit, mund të këshillohen seanca mirëmbajtëse çdo 6–12 muaj për të ruajtur rezultatet.

Efektet anësore të PRP për flokët

Trajtimi me PRP për flokët është i sigurt dhe nuk paraqet rreziqe të mëdha, megjithatë, mund të shfaqen disa efekte anësore të lehta dhe të përkohshme. Mund të vëreni skuqje në zonën e injektuar, e cila zakonisht largohet brenda 24-48 orësh. Në disa raste, mund të shfaqen mavijosje të vogla në vendet e injektimit. Gjithashtu, disa pacientë përjetojnë kruajtje, por këto simptoma janë të përkohshme dhe zakonisht zhduken brenda pak ditësh.

Sa i sigurt është trajtimi?

PRP për flokët është një procedurë jashtëzakonisht e sigurt për disa arsye kryesore. Së pari, përdoret plazma e marrë nga gjaku juaj, gjë që eliminon çdo rrezik të reaksioneve alergjike apo refuzimit nga trupi. Trajtimi është plotësisht natyral dhe nuk përfshin përdorimin e kimikateve ose produkteve sintetike, duke e bërë atë një opsion të sigurt dhe për lëkurën. Gjithashtu, procedura kryhet në kushte të larta steriliteti, duke minimizuar rrezikun e infeksioneve dhe duke siguruar një mjedis të kontrolluar dhe të sigurt për pacientin.

Kohëzgjatja e procedurës dhe rezultatet

Procedura e PRP  zgjat zakonisht 60–90 minuta. Një krem anestezik mund të aplikohet për të minimizuar çdo shqetësim gjatë injektimit. Rezultatet fillestare zakonisht bëhen të dukshme pas disa javësh dhe përmirësohen gradualisht pas çdo seance. Rezultatet e plota mund të zgjasin deri në 12–18 muaj, në varësi të stilit të jetës dhe kujdesit personal.

Kujdesi para dhe pas trajtimit

Para trajtimit:

  • Shmangni përdorimin e medikamenteve anti-inflamatore si aspirina dhe ibuprofeni për 5–7 ditë para trajtimit.
  • Mos konsumoni alkool 24 orë para seancës.
  • Hidratohuni mirë duke konsumuar sasi të mjaftueshme uji për të lehtësuar marrjen e gjakut.

Pas trajtimit:

  • Shmangni larjen e flokëve për24–48 orë.
  • Përdorni produkte të buta për flokët dhe skalpin.
  • Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell dhe saunat për disa ditë.
  • Shmangni ushtrimet e rënda dhe djersitjen e tepërt për 24 orë pas trajtimit.

Konsulta me mjekun

Para se të vendosni për trajtimin me PRP për flokët, është e rëndësishme të bëni një konsultim të detajuar me një specialist. Gjatë konsultimit:

  • Vlerësimi i flokëve.Mjeku do të vlerësojë gjendjen e flokëve dhe skalpit tuaj për të përcaktuar nëse PRP është i përshtatshëm për ju.
  • Diskutimi i pritshmërive.Do të bisedoni mbi rezultatet e mundshme dhe numrin e seancave të nevojshme.
  • Historiku mjekësor.Informoni mjekun për çdo gjendje shëndetësore ose medikamente që merrni, në mënyrë që trajtimi të kryhet në mënyrën më të sigurt.

Leave a comment